‘Puka’, Unioni i Gjyqtarëve: Skena improvizuar nga spekulantë të rëndomtë. Hetim i shpejtë

Nov 30, 2013 | 12:37
SHPËRNDAJE

TIRANE- Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise, duke reaguar pas denoncimeve te fundit ne emisionin “Fiks Fare”  vlerëson dhe inkurajon përpjekjet e gazetarisë investigative për të informuar opinionin publik, sa i takon dyshimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë.  Por thekson se  prirja për ta shndërruar ndonjë rast të caktuar në një qasje përgjithsuese, që i atribuohet sistemit gjyqësor në tërësi dhe çdo gjyqtari në veçanti, e kompromenton këtë mision, si dhe mohon punën serioze e profesionale të pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe aspiratën e shoqërisë për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia.

“Për fat të keq, sot në vend ka gjetur përhapje të gjerë kultura e spekulimit që ngrihet mbi dobësinë e anës emocionale të njerëzve, të cilët, për një arsye, ose për një tjetër, jeta i përball me sistemin e drejtësisë. Përfshirja e emrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të nderuarit Xhezair Zaganjori, gjyqtar me integritet të lartë moral e profesional, në një skenë të improvizuar nga disa spekulantë të rëndomtë, përbën apel për një hetim të shpejtë e profesional, për të treguar se këto raste nuk mund të shërbejnë si burim frymëzimi për një fushatë populiste kundër gjyqësorit dhe gjyqtarëve”- thuhet ne deklarate. 

Me tej Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë apelon edhe njëherë se, më shumë se fjalët e retorika armiqësore ndaj gjyqësorit e gjyqtarëve pa dallim, identifikimi jopërgjithsues i përgjegjësive dhe promovimi i vlerave bazuar në merita përbëjnë rrugën e vetme të besueshme për një gjyqësor të pavarur e përgjegjshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura