VIDEO/ Trump flet në fushatë elektorale për marrëveshjen Kosovë-Serbi, por ja lapsusi që bëri

Oct 26, 2020 | 12:18
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, sërish ka folur për marrëveshjen e Ëashingtonit të 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

trump hoti vucic

Ai ka thënë se për këtë marrëveshje ia kanë dhënë çmimin Nobel, siç ia kanë dhënë edhe për gjëra tjera, e po ashtu për atë që ka bërë në Siri. Pas kësaj ai korrigjon gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” nënkupton nominimin për Nobel.

“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump në fjalimin e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura