Meta-Prifti, ekspertët: Videoja s’është origjinale

Oct 31, 2011 | 15:58
SHPËRNDAJE

TIRANE- Video pergjimi mes kreut te LSI-se, Ilir Meta dhe ish ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti nuk eshte origjinale dhe ne te jane konstatuar shume mundesi per nderhyrje.

Ne kete perfundim kane mberritur tre ekspertët shqiptarë, te ngarkuar per ekspertimin e video pergjimit, ne procesin gjyqesor ne ngarkim te ish numrit dy te qeverise, Ilir Meta.

Ne seancen e sotme ne Gjykaten e Larte ata kane paraqitur ekspertizën, sipas te ciles ora kamer qe ka rezliuar pergjimin nuk ka oren e sakte te realizimit te pergjimit.

Tre ekspertët, Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahamani konstatojne se ne video ka pasur mundësi te madhe për ndërhyrje, pasi materiali ka shumë zhurma të cilat nëse hiqen fshihen edhe fjalët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura