VIDEO/ Kontrolle në zonat me risk në të gjithë vendin, ja çfarë zbuloi Policia

Jul 14, 2020 | 14:08
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis.

Mësohet se janë 123 grupe kontrolli nga toka që po vijojnë kontrollet në të gjithë vendin.

“Në zbatim të një plani kontrolli të detajuar për çdo Drejtori Vendore të Policisë dhe grafikut të bërë për këtë qëllim, çdo ditë, helikopteri i Policisë, me grup kontrolli, po kontrollon nga ajri zonat e vështira ku është e pamundur shkelja dhe kontrolli nga ana e punonjësve të Policisë.

32 dronë çdo ditë po kontrollojnë zona me risk në të gjithë vendit, dronë që përdoren nga grupet e kontrollit në terren”.

Nga kontrollet me helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër të vogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë të thepisura, malore dhe të pyllëzuara. Këto raste janë goditur dhe autorët janë dërguar para përgjegjësisë ligjore, pasi janë evidentuar nga dronët duke shkuar në vendet ku tentonin të kultivonin bimët narkotike dhe janë kapur në flagrancë nga ana e punonjësve të Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura