VIDEO/ Harrojeni Gjermaninë, Jordania mban 640 mijë sirianë në këto kampe

Feb 3, 2016 | 18:44
SHPËRNDAJE

Gazeta britanike “Daily Mail” sjell pamje të kampeve të refugjatëve sirianë në Jordani, ku qëndrojnë më shumë se 600 mijë refugjatë.

Këto janë kampet më të mëdha të ndërtuara për refugjatët e luftës, mirëpo shteti fqinj i Sirisë po arrin pikën kritike.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar në Gjermani, e cila mban 184 mijë sirianë, Jordania është lënë në harresë dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë për refugjatët sirian që po mban.

Mbreti Abdullah u ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që ta ndihmojnë të mbajë sirianët, të cilët edhe pse më të shumtë në numër nuk janë shquar për trazira në Jordani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura