VIDEO/ “Disa kombëtare si Shqipëria që s’kanë lidhje me Europianin”, ish-sulmuesi i Milanit nuk përmbahet në studio

Nov 22, 2023 | 23:58
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti francez, Kristofe Dugarri, ka qenë tepër kritik në një deklaratë të dhënë për emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC.

dugarry-christophe-1996-1997-ac-milan-0016046812hjpg-1684236421-107144

Sipas 51-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, Barcelonës, Bordosë, Marsejës dhe Birmingham, janë disa kombëtare, mes të cilave edhe Shqipëria nuk kanë lidhje me kampionatin europian.  

Kujtojmë që ish-sulmuesi Dugarri, numëron 55 ndeshje me Kombëtaren e Francës, teksa ka shënuar 8 gola.  

Janë disa kombëtare që nuk kanë lidhje me Kampionatin Europian si: “Estoni, Azerbajxhan, Mali i Zi, Lituani, Slloveni, Kazakistan, Moldani, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Maltë, Kosovë, Kosovë, Andorrë, Armeni”, deklaroi Francezi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura