VIDEO – “Ça lesh vaksinimi…”/ Tensione në hyrje të ‘Filologjikut’! Studentët përplasen me rojet e sigurisë: Universiteti është i yni dhe i askujt tjetër

Oct 18, 2021 | 10:21
SHPËRNDAJE

Në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka pasur debate mes studentëve dhe personave përgjegjës për kontrollin e certifikatës së vaksinimit.

Shumë studentë të cilët nuk ishin të vaksinuar u grumbulluan para fakultetit pasi nuk lejoheshin të futeshin në auditorë.

Ndërkohë ka pasur edhe një përplasje verbale mes disa studenteve dhe personave që kontrollojnë për certifikatën e vaksinimit ose testin PCR.

“Ça vaksinimi mo, kush ka maska të urdhërojë. Fakulteti është i juaji, nuk është i askujt. Ça lesh vaksinimi, universiteti është i studentëve nuk është i yti”, tha një student gjatë debatit.

VAKSINIMI ME DETYRIM

Mungesa për një periudhë relativisht të gjatë në auditorë nga universitetet është parë si një sinjal pozitiv që do t’i çonte ata drejt vaksinimit masiv, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Ndonëse nuk ka ende të dhëna zyrtare, përqindja e të rinjve mbi 18 vjeç që kanë injektuar së paku një dozë është e ulët, referuar statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë.

As java e vaksinimit masiv nuk ndryshoi shumë gjë. Vitparistët, me t’u regjistruar, kryen dhe injeksionin antiCovid pranë ambienteve të fakultetit, ndërsa të paktë kanë qenë studentët që iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së vazhdueshme që nga fillimshtatori e deri dje. Me pak fjalë, shtyrja e datës së fillimit të vitit të ri akademik mund të themi se nuk i ka shërbyer rritjes së mbulesës vaksinale në radhët e të rinjve. Gjithsesi, në klasa do të futen vetëm të vaksinuarit. Për të tjerët ka dy rrugë: tampon çdo javë ose pezullim i të gjithë vitit.

Mësimi online, alternativa e parashtruar nga universitetet në krye të herës, nuk është më opsion me urdhër ministrie. Ndonëse artikuluan se do të gjenin formën për të mos privuar asnjë student nga studimet, titullarët e IAL-ve hoqën dorë shpejt nga ky vendim, duke deklaruar më vonë se nuk mund të diplomojnë studentë online, veçanërisht në shkenca ekzakte. Duke hequr dorë kështu nga autonomia e tyre e garantuar me ligj dhe duke iu bindur urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura