Vëzhgimi/ Rritja e çmimit të karburanteve, në disa pika shkon në 265 lekë për litër. Ja ç’po ndodh në treg

Mar 8, 2022 | 22:19
SHPËRNDAJE

Çmimi i karburanteve ka pësuar rritje të ndjeshme përgjatë ditëve të fundit. Nga një vëzhgim i kryer ditën e sotme në disa pika të karburanteve në vend çmimi i benzinës, veçanërisht ai naftës ka arritur deri në 265 lekë për litër.  

Lidhur me këtë problematikë, më herët kryeministri Rama deklaroi se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria shqiptare, por nga tregu, që sipas kreut të qeverisë është ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë.33

Rama vuri në dukje se duhet të përgatitemi të gjithë për çdo skenar të mundshëm që mund të ndodhë pasi sipas tij lufta ka prekur të gjithë botën në aspektin ekonomik.2

Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria në tregun e lirë. Evropa ka hyrë në luftë, ushtarakisht është mes një agresori dhe një vendi në agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë agresorin dhe agresorin. Në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim përpara fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se sa do të vijojë kjo luftë. Nuk është një film që ajo që shikojmë në ekrane orë e çast”, u shpreh Rama në një konferencë për mediat ditën e sotme.4

Deri paraditen e sotme çmimi i naftës kapi shifrën prej 240 lekësh për litër, por deri në mbrëmje vonë siç duket edhe nga fotot, çmimi i naftës arriti deri në 265 lekë për litër.

7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura