Venezuelë, Maduro: Nga protestat ka mbi 50 viktima

Feb 28, 2014 | 12:43
SHPËRNDAJE

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, tha se numri i viktimave në protestat antiqeveritare në Karakas që vazhdojnë prej dy javësh është rreth 50 veta. Sipas shifrave të deritanishme zyrtare, 14 veta janë vrarë gjatë përplasjeve mes policisë e protestuesve. Presidenti Maduro akuzon për dhunën “grupet fashiste”. Deklarata e Presidentit u bë përpara një takimi që pritet t’u japë fund trazirave, por opozita ka refuzuar pjesëmarrjen duke e cilësuar atë si farsë. “Nuk do të ulemi në një dialog mashtrimi, që do të përfundojë në tallje për bashkëkombësit tanë”, tha zv.presidenti i bllokut opozitar, Jorge Arreaza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura