VENDIMET/ Qeveria jep 1 mld lekë për zbatimin e reformës territoriale

Jul 29, 2015 | 17:56
SHPËRNDAJE

Qeveria ka publikuar sot vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku mes tyre është edhe vendimi për shpërndarjen e fondit tranzitor prej 1.867.683.000 lekësh për zbatimin e reformës administrative-territoriale për 61 bashkitë e reja.

qeveriaKështu, sipas vendimit që hyn në fuqi menjëherë, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Shpërndarjen e fondit tranzitor në vlerën 1 857 683 000 (një miliard tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekë, për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, për 61 bashkitë, sipas tabelës 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
  2. Ky fond të përballohet nga fondi për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, miratuar për vitin 2015.
  3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Po kështu, qeveria ka miratuar edhe një sërë marrëveshjes gjatë mbledhjes së fundit. Ndër to mund të përmendim miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Maqedoninë në raste fatkeqësish, apo marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar edhe marrëveshjet me BERZH dhe me BE-në për përfitime të fondeve.

Një vendim tjetër i rëndësishëm është ai i përdorimit të fondeve publike për transportin e mësuesve dhe nxënësve që banojnë larg institucioneve arsimore.

Sipas këtij vendimi, do t’u rimbursohet transporti mësuesve që jetojnë mbi 5 km larg institucioneve arsimore, kopshteve apo çerdheve, si edhe do t’u rimbursohen shpenzimet e transportit nxënësve që jetojnë mbi 2 km larg institucioneve arsimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura