Vendimet e Disiplinës/ Gjobë Vllaznisë, pezullohen zyrtarët e klubit shkodran dhe Kukësit

Apr 28, 2024 | 15:43
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për dy klube të Superiores. Vllaznisë i është pezulluar një zyrtar dhe gjobitur ndërsa Kukësit vetëm pezulluar një zyrtar.

komisioni-disiplina-fshf

VENDIMET

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Ndriçim Shtubina, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura