Vendi në prag të pushtimit rus, ish-kryeministri shpërndan foto nga Ukraina: Në lokacionin ku janë ekzekutuar…

Jan 27, 2022 | 14:44
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, foto nga Ukraina, ku kishte shkuar në një vizitë dy ditore për përkujtimin e masakrës ndaj hebrenjve.

avdullah hoti1

Ish-kryeministri ka ndarë me ndjekësit pamje nga ceremonia e mbajtur, si dhe lutjet e bëra në nderim të 33 771 hebrenjve të ekzekutuar në Babyn Yar, në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

“Për të mos u përsëritur, tragjeditë nuk duhet harruar”.

(foto nga vizita dhe lutjet e bëra në Babyn Yar në dalje të Kievit, në lokacionin ku janë ekzekutuar brenda dy dite 33,771 hebrenj në fillim të Luftës së Dytë Botërore)”, shkruan Avdullah Hoti.

Kujtojmë se vizita e ish-kryeministrit kosovar vjen në kulmin e tensioneve mes Kievit dhe Moskës, ku flitet për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga forcat ruse.

avdullah hoti ukraine avdullah hoti ukraine2 avdullah hoti1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura