Vendi bosh në Gjykatën e Lartë, më 4 mars Nishani takime me krerët e grupeve parlamentare

Feb 28, 2014 | 18:13
SHPËRNDAJE

Presidenti Bujar Nishani

TIRANE- Presidenti Bujar Nishani do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë me datë 4 mars. 

Takimet për përcaktimin e kritereve konkrete do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 13:15, ku janë të ftuar krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe të Partisë Republikane.

Njoftimi është bërë sot nga Presidenca, vetëm pak ditë pas Nishani publikoi listën me 17 kandidatë për një pozicion të mbetur bosh në Gjykatën e Lartë.

Lista me të propozuarit që mund të zëvendësojnë Ardian Dvoranin përbëhet nga kandidatë të Gjyqësorit dhe kandidatë nga radhët e juristëve. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Dvorani, e ka marrë mandatin më 17 shkurt 2005 dhe prej disa ditësh ai e ka përfunduar atë.
Lista e kandidatëve
Nga Gjyqësori
• Alaudin Malaj
• Astrit Kalaja
• Entela Prifti
• Fatos Qato
• Luan Dervishi
• Sokol Ngresi  

Nga juristët
• Adnor Shameti
• Ermir Dobjani
• Genti Shala
• Gjet Kola
• Ilir Panda
• Luan Daci
• Pranvera Strakosha
• Prel Martini
• Rexhep Bekteshi
• Sokol Sadushi
• Shpëtime Pitaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura