Vëllezërit Laço, këtë sezon spektakël të ri me musicals

Aug 31, 2013 | 14:56
SHPËRNDAJE

Çdo vit ata sjellin diçka të re në ekran, që si gjithmonë rrotullohet rreth muzikës. Vëllezërit e njohur Pandi dhe Bledi Laço këtë sezon televiziv po përgatiten për një spektakël të ri muzikor në ekranin e  TV Klan, me musicals. Si producentë të këtij formati televiziv, ata janë ende në fazë përgatitore për këtë shou të ri, ku pritet të bëhen pjesë artistë të njohur. Ky do të jetë i vetmi produksion i ri muzikor në këtë televizion për sezonin e ri 2013-2014, së bashku me programet dhe spektaklet e sezonit të kaluar. Në fund të vitit 2012, vëllezërit Laço realizuan spektaklin “100 vjet muzikë”, me krijimet më të mira në 100 vjet të shtetit të pavarur shqiptar. Spektakli i ri vjen pas mbylljes së edicionit të pestë “Gjeniu i Vogël”, me shumë konkurrentë të vegjël dhe artiste të tjerë të ftuar. Tashmë që muajt e pushimeve kanë përfunduar, këto ditë në të gjitha televizionet ka nisur puna për sezonin e ri, ku pritet që brenda pak ditëve të bëhen publike lëvizjet e mundshme të moderatorëve në ekrane, vazhdimësia e formateve ekzistuese dhe programet e reja që do të ndjekim këtë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura