Vdekja e Leka Zogut I në mediat botërore

Nov 30, 2011 | 17:41
SHPËRNDAJE

Mediat ndërkombëtare kanë përcjellë sot gjerësisht lajmin për vdekjen e pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu I.

Washington Post shkruan “Pretendenti për fronin mbretëror në Shqipëri, Leka Zogu I vdes në moshën 72 vjeçare.” Po kështu edhe Associadet Press, e cila shkruan “ I vetëshpalluri Mbret i Shqiptarëve, Leka Zogu I vdes 72 vjeç.”

“Princi i Kurorës shqiptare vdes në moshën 72 vjeçare”- shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP.

Më poshtë në galerinë e fotove, disa nga sajtet që kanë pasqyruar lajmin për vdekjen e Leka Zogut I.

Leka Zogu I nuk ka mundur te kaloje gjendjen kritike ne te cilën ndodhej dhe ka vdekur ne reanimacionin e pavionit, sot ne oren 08.45 minuta.

Nga Oborri Mbretëror u njoftua për lajmin e vdekjes, si pasoje e rendimit të gjendjes ditët e fundit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura