Vdekja e Kumes, Berisha: Krim shtetëror i policisë greke.Hetim i plotë,ndëshkim akteve albanofobike

Mar 31, 2014 | 12:49
SHPËRNDAJE

Krim te shemtuar shteteror te autoriteteve policore greke, e ka quajtur ish kryeministri Sali Berisha vdekjen e shqiptarit Kudret Kume, njohur si Ilia Kareli, qe humbi jeten si pasoje e tortuarave ne burgun grek. 

Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Berisha e quan ate vijim te krimeve te radhes qe kryhet ndaj emigranteve shqiptare ne nje situate tejet te rende per ta, qe egziston ne burgjet greke.

“I bej thirrje autoriteteve greke te hetojne me transparence dhe paanesi te plote dhe te ndeshkojne autoret dhe urdherdhenesit e ketij krimi shteteror dhe te  garantojne te drejtat e te burgosurve pa diskriminim si dhe t’u kundervihen me force akteve albanofobike si akte atavike dhe primitive”- shkruan Berisha.

Postimi i plote
Nje krim i shemtuar shteteror i autoriteteve policore greke

Nje lajm trondites vjen nga burgjet e Greqise. Gardianet greke kane torturuar, masakruar dhe i kane marre jeten shtetasit shqiptar Kudret Kume, alias Ilir Kareli, pasi ky i fundit kishte vrare nje gardian ne burgun ku vuante denimin. Duke denuar me ashpersi vrasjen e gardianit grek ne detyre dhe shprehur ngushellimet e sinqerta familjes se tij, une gjithashtu i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se Kudret Kumes dhe denoj me indinjate te thelle krimin e shemtuar shteteror te vrasjes me tortura çnjerezore te shtetasit shqiptar ne qeline ku ai vuante denimin.

Ky akt i rende kriminal nuk eshte i izoluar, por eshte nje nder krimet e radhes qe kryhet ndaj emigranteve shqiptare ne nje situate tejet te rende per ta, qe egziston ne burgjet greke. Akte te tilla çnjerezore jane deshmi e problemeve serioze me te cilat perballen emigrantet shqiptare dhe jane shprehje e albanofobise qe ushqejne ne vendin fqinj qarqe te caktuara politike, mediatike, zyrtare e jo zyrtare.

I bej thirrje autoriteteve greke te hetojne me transparence dhe paanesi te plote dhe te ndeshkojne autoret dhe urdherdhenesit e ketij krimi shteteror dhe te garantojne te drejtat e te burgosurve pa diskriminim si dhe t’u kundervihen me force akteve albanofobike si akte atavike dhe primitive. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura