Vatikan, shtyhet procesi kundër ish shërbëtorit të Papës

Sep 29, 2012 | 17:05
SHPËRNDAJE

Gjykata në Vatikan ka shtyrë për javën e ardhshme vazhdimin e procesit kundër ish shërbëtorit të Papës, Paolo Gabrieli.

Sipas gjyqtarit, procesi kundër këtij personi do të vazhdoje më 2 tetor dhe mund të kryhet deri në fund të javës së ardhshme.

I akuzuari mund te dënohet me katër vjet burgim, nese shpallet fajtor. Ai është i akuzuar për vjedhje të korrespondencës së Papës dhe dërgimin e letrave te një gazetar.

Paolo Gabrieli pretendon se e ka bërë të mundshme rrjedhjen e informacioneve, për te tërhequr vërejtjen për korrupsion në selinë e Kishës Katolike Romane, pasi mendonte se Papa nuk ishte sa duhet i vetëdijshëm për këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura