Vasili: Leka Zogu vdiq pas një arresti kardiak të përsëritur

Nov 30, 2011 | 10:08
SHPËRNDAJE

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka njoftuar për mediat se vdekja e pretendentit për fronin mbretëror erdhi si pasojë e një arresti kardiak të përsëritur.

Vasili, gjatë një deklarate nga spitali i Neurokirurgjisë në QSUT deklaroi se gjatë kohës së shtrimit në spital, ai është ndjekur nga një staf i specializuar mjekësh.

“Gjendja shëndetësore shkoi duke u rënduar për shkak të problemeve të vjetra të shëndetit, duke e bërë të pamundur trajtimin përfundimtar me sukses si do të donim. Pak kohë më parë është bërë arrest kardiak i përsëritur dhe është ndarë nga jeta. Ky është hidhërim për të gjithë, edhe për grupin e mjekëve që ndoqi shëndetin e tij me shpresën e madhe që natyra do ishte aleat më i madh”- tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura