Vangjeli në dilemë, e duan në Rumani

Aug 31, 2011 | 11:57
SHPËRNDAJE

Një klub rumun, emri i të cilit mbahet sekret për efekt tratative, ka joshur mbrojtësin e Kombëtares, Kristi Vangjeli. Sipas mediave greke, propozimi i ardhur nga rumunët është shumë i leverdishëm edhe për klubin e Arisit. “Drejtuesit e Arisit nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar për mbrojtësin shqiptar. Sipas të gjitha gjasave, ndeshja që Vangjeli luajti kundër Janinës do të jetë e fundit me fanellën verdhezi. Vangjeli ka 9 sezone që aktivizohet te Arisi”, shkruante dje uebsajti “onsports.gr”, ndërkohë që edhe shtypi sportiv helen i kishte bërë një jehonë të madhe mundësisë së largimit të mbrojtësit. Ndërkaq edhe klubi ukrainas i Çernomorets Odesa i ka bërë një superofertë sulmuesit. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila Vangjeli mund të përfitojë 1 milionë euro në total. Megjithatë, sipas gazetës më të madhe greke “Goal Day”, lojtari i është përgjigjur negativisht interesimit të klubit ukrainas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura