Valdet Rama firmos për dy vite te Mynih 1860

Aug 30, 2014 | 12:20
SHPËRNDAJE

Nuk ka më dilema, Valdet Rama është zyrtarisht lojtar i klubit të Bundesligës 2 gjermane, TSV Mynih 1860. Transferimi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare është konfirmuar dje, teksa lojtari ka kryer edhe seancën e parë stërvitore. Rama ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, në një kohë klubi gjerman nuk ka bërë të ditur shumën që futbollisti do të përfitojë. Gjatë së enjtes u fol shumë për një transferim të mesfushorit te Paderborni i Alban Mehës, që këtë sezon militon në Bundesligën 1, por gjithsesi të gjitha aludimet e mediave gjermane morën fund dje, kur Rama u prezantua në ambientet e klubit TSV Mynih 1860. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, ka folur edhe trajneri i skuadrës, Gerhard Poshner. “Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshjen me një lojtar si Valdet Rama. Ai është i shpejtë dhe mund të luajë shumë mirë në fazën e sulmit, në të dyja krahët”, – deklaroi trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura