Ushtarin rus e zë gjumi në pyll, e zgjon një ukrainas. Shikoni pamjet çfarë ndodh

Aug 12, 2022 | 23:41
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur një ushtar rus që e kishte zënë gjumi në pyll, zgjohet nga ushtari ukrainas që ia kishte drejtuar tytën e pushkës. 

1-113-780x439

Videoja shfaq një ushtar rus duke fjetur në pyll – ku ishte mbuluar me një batanije të kuqe në Ukrainë.

Ushtari ukrainas e kishte vërejtur dhe krejt ngadalë i afrohet dhe në një moment e thërret, ku ushtari rus zgjohet i befasuar kur e sheh se ia kishte drejtuar armën.

“Mirëmbrëma, jam nga Ukraina”, dëgjohet duke thënë ushtari ukrainas.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas përfundimit të videos, por gjykuar nga pamjet, ushtari rus duke i frikësuar kur zgjohet dhe sheh ushtarin ukrainas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura