Ushtarakët, zbardhet rritja e pagave

Jul 31, 2013 | 10:06
SHPËRNDAJE

Vendimi i qeverisë: Rritja më e madhe për tetarët, 1200 lekë më shumë në muaj.

Tabela me rrogat e reja të ndara sipas të gjitha gradave.

Rritja e pagave për kategorinë e ushtarakëve të Forcave të Armatosura është kufizuar kryesisht mes 800-1200 lekëve.  Në tabelën e zbardhur të plotë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, jepet rritja reale që kanë pësuar pagat pas vendimit të fundit të qeverisë. Kështu, krahasuar me vitin 2012, rritja është kufizuar pak a shumë në të njëjtat nivele, ndërkohë që në rritje kanë ndikuar gradat dhe vitet e shërbimit. Rritjen më të ulët e kanë përfituar ushtarë të shërbimit të detyrueshëm dhe studentët ushtarakë, të cilët për tri kategoritë rritja ka qenë me 500 lekë. Nga tabela vihet re një tendencë për rritje më të lartë për gradat “nënkolonel” dhe “kolonel”, me një kohë më të gjatë shërbimi, ndërkohë që rritja te gradat e ulëta ka qenë kryesisht tek ata me paga më modeste. Tetarët me nën tre vjet shërbimi kanë përfituar një rritje 1200 lekë, ndërsa nëntetarët me mbi katër vjet shërbim kanë përfituar një rritje prej 800 lekësh. Të gjithë ata ushtarakë që marrin një pagë relativisht të lartë dhe që kanë një kohë të gjatë në shërbimin ushtarak, kanë përfituar një rritje prej një mijë lekësh. Për kategorinë e ushtarakëve, sikurse përcaktohet në vendimin e qeverisë, rritja fillon që nga 15 korriku. “Zbatimi i kësaj shtese për ushtarakët aktivë aktualë, i miratuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të vazhdojë deri në fund të vitit 2013. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga fondet e parashikuara për politikat e rritjes së pagave për vitin 2013. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2013”, thuhet në vendimin e qeverisë që përcakton edhe rritjen për secilën kategori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura