“Urgjencat kirurgjikale do vazhdojnë te Spitali i Traumës”/ Manastirliu: Ja sa shtretër janë në dispozicion për të infektuarit me COVID

Sep 15, 2020 | 13:32
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se urgjencat kirurgjikale do të vazhdojnë të mbulohen nga Spitali i Traumës. Gjatë një takimi me ekipin mjekësor, ministrja tha se janë të përgatitur për të përballuar të gjitha flukset.

“Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një fluks të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën. Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm COVID19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona. Paralelisht po vijon lufta e përditshme e terrenit, për të testuar çdo kontakt, në mënyrë që të kufizojmë zinxhirin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

Sipas saj, në dispozicion në të gjitha spitalet COVID janë 500 shtretër.

“Kemi bërë rekrutimin e stafit në spiralet covid 1 dhe 2. Janë 150 specialistë. Kemi ende kapacitete të lira për të përfshirë më shumë infermierë dhe mjekë në momentin që do të vlerësohet e nevojshme. Jemi të përgatitur të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve, pasi do të ketë më shumë flukse në spitalet tona për shkak edhe të virusit të stinës”, u shpreh ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura