UKT hedh poshtë spekulimet mbi cilësinë e ujit të pijshëm: Situata është normalizuar

Nov 24, 2015 | 15:44
SHPËRNDAJE

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë është rikthyer në normalitet por edhe ato zona që siot kanë pasur mungesa, problemi pritet të zgjidhet shumë shpejt brenda ditës së sotme.

Impianti i trajtimit të ujit në Bovillë është rivënë në punë mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas stabilizimit të situatës së turbullirës që përfshiu liqenin e Bovillës 2 ditet e fundit.

UKT

 

UKT njofton qytetarët e Tiranës se problemet e shfaqura gjatë ditës së sotme në disa zona të Tiranës, kanë ardhur si pasojë e vakumit të krijuar në rrjetin e shpërndarjes, depot dhe depozitat private të qytetarëve, gjatë periudhës së mungesës së ujit. Situata e furnizimit në këto zona do të normalizohet brenda ditës së sotme.

UKT i është përgjigjur edhe akuzave se cilësia e ujit që vjen në çezmat e qytetarëve nuk është e mirë.

“UKT hedh poshtë çdo spekullim mbi cilësinë e ujit të pijshëm me të cilin po furnizohen qytetarët. Laboratorët tanë në Bovillë si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme, kryejnë disa herë në ditë analiza periodike të kontrollit të cilësisë së ujit.

Ujesjellësi i Tiranës garanton se cilësia e ujit të pijshëm është në përputhje me të gjithë parametrat dhe është normalisht i konsumueshëm nga banorët”,- thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura