Udhëzimi i ri. Apartamentet, çmimet e reja në Tiranë e qytete

Aug 16, 2014 | 9:56
SHPËRNDAJE

Fotot ilustruese

Çdo transaksion për shitje banese, rivlerësim pasurie të paluajtshme apo kredi e marrë për strehim sipas programit të Entit të Banesave, do të ketë si bazë vlerësimi tabela të reja. Udhëzimi i qeverisë, i publikuar dje në Fletoren Zyrtare, përfshin vlerat mesatare të shitjes së apartamenteve për gjithë zonat e Tiranës dhe për 70 komuna e bashki në gjithë vendin.

TIRANA
Udhëzimi i Këshillit të Ministrave përcakton vlerën e apartamenteve për 11 zonat e kryeqytetit. Më të shtrenjta kanë vijuar të mbeten pjesa e ish- Bllokut dhe qendra e Tiranës, me një vlerë prej 190 mijë lekë metri/katror ndërkohë që krahasuar me një vit më parë ky çmim ka ardhur me ulje pasi sipas tabelës së 2013 vlera mesatare për një metër/katror në Bllok ishte 191 mijë lekë. Ndërkohë që, tendenca e uljes vihet re edhe për një sërë zonash të tjera të njohura në kryeqytet si është pjesa e Bulevardit Zogu i I. Zonat më të lira janë pjesa periferike afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, me një vlerë përkatësisht 60 mijë lekë dhe 65 mijë lekë.

BASHKITË E TJERA
Tabela e qeverisë përfshin vlerat mesatare edhe për 70 bashki dhe komuna. Shitblerjet në tregun e banesave do të kenë gjithmonë si referencë vlerat mesatare të përcaktuara nga udhëzimi i qeverisë. Kjo vlerë shërben për t’i orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale. Sikurse dihet, pas çdo shitjeje, në rast se nga kontrata paraardhëse apartamenti apo pasura e paluajtshme ka ardhur në rritje, është detyrimi i pagimit të fitimit prej 10 përqindësh. Në shumë raste, për të mos paguar këtë përqindje, deklarimet për çmimet tentojnë të jenë në ulje, por pikërisht për këtë shërben edhe vlera mesatare që publikohet nga qeveria. Ndërsa për koston mesatare të ndërtimit për zona që nuk përfshiheshin zi zgjidhje ishte referimi i kostos, për zonën më të afërt për shitblerjen e apartamenteve kjo nuk vlen. “Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta”, thuhet në udhëzimin e qeverisë. 

ZONA1
Lagjja te “Ali Demi”
1/1 nënzona afër bulevardit
“Bajram Curri” 98,000
1/2 pjesa më në periferi larg
bulevardit 80,000
ZONA 2
Fillon nga Ministria e Jashtme, Pazari i Ri,
Bashkia e Tiranës, vazhdon përgjatë shëtitores
“Dëshmorët e Kombit” dhe zë gjithë
pjesën lindore të saj. Kjo zonë përfshin dy
krahët e Lanës që nga sheshi “Fan Noli”,
Shkolla e Baletit, Rruga e Elbasanit, stadiumi
“Qemal Stafa”, gjithë zona e Qytetit
Studenti deri në periferitë e tij, një pjesë e
Parkut të madh deri te Pallati i Brigadave
dhe Sauku.
2/1 187,000
2/2 135,000
2/3 95,000
2/4 110,000
2/5 80,000
ZONA 3
Pjesa lindore e Tiranës, nga rruga
“Bardhyl”, vazhdon në Porcelan në afërsi
të malit të Dajtit
3/1 Pjesa afër unazës 75,000
3/2) Pjesa e sipërme 60,000
ZONA 4
Verilindja e Tiranës, pjesa e Rrugës së Dibrës,
në të dy krahët e saj nga farmacia
nr.10, zona e spitaleve, Alliasi, Shkolla e
Bashkuar e deri në Kinostudio.
4/1 Pjesa qendrore
të zonës 70,000
4/2 Periferia e zonës 60,000
ZONA 5
Ish-Blloku, zona te stadiumi “Selman Stërmasi”,
zonën e Librit Universitar, Garda e
Republikës, pjesa e Parkut të madh dhe
ajo e Kopshtit Botanik, blloku i vilave në
Selitë, që vazhdon deri te stacioni i fundit i
Tiranës së Re.
5/1 190,000
5/2 131,700
5/3 107,000
5/4 80,000
ZONA 6
Përfshin pjesën perëndimore dhe kodrat
përreth Kopshtit Zoologjik, pjesën mbrapa
Qytetit të Nxënësve dhe Tregut Ushqimor deri në Kombinat dhe periferinë e tij. 65,000

ZONA 7
Është përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta”, nga
rruga “Mujo Ulqinaku”, rruga “Skënderbeg”
te blloku i ambasadave në lindje, Rruga e
Durrësit në veri dhe Unaza e Re në perëndim.
7/1 Rr. “M. Gjollesha” 120,000
7/2 100,000
7/3 85,000
7/4 Unaza e Re e rreth
Fushës së Aviacionit 65,000
ZONA 8
Veriu i Tiranës kufizohet nga rruga “Qemal
Stafa” në jug, rruga “Bardhyl” dhe rruga
“5 Maji” në lindje, rruga “Siri Kodra”
dhe Rruga e Barrikadave në perëndim te
Selvia. Vijon deri te Blloku i Magazinave.
8/1 rrugët “Qemal Stafa”, “Tafaj”, “Ali Pashë
Gucia” “Thanas Ziko”, “Riza Cerova”
deri te rruga “Bardhyl”. 110,000
8/2 Pjesa më veriore 100,000
8/3 72,000
ZONA 9
Shtrihet në perëndim të zonës 8
9/1 Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave,
rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha”
deri te “Mine Peza” 130,000
9/2 Stacioni i trenit e
deri te Zogu i Zi 100,000
9/3 “Don Bosko”,
“Jordan Misja” 75,000
ZONA 10
Qendra e Tiranës, Rruga e Durrësit, rruga
“Mihal Duri”, Rruga e Kavajës, rruga “Islam
Alla”, pjesa e tregut çam, sheshi
“Skënderbej”, rruga “Myslym Shyri”, “Dëshmorët
e Kombit”.
10/1 145,000
10/2 140,000
10/3 100,000
ZONA 11
Veriperëndim i Tiranës. Përfshin Laprakën,
Spitalin Ushtarak dhe arrin deri te “Zogu i
Zi”, kufizuar nga Rruga e Durrësit dhe rruga
“Don Bosko”
11/1 Rruga “Don Bosko” 87,000
11/2 Zbritja drejt
Laprakës 75,000
11.3 Pjesa e mbetur 70,000

NERTILA MAHO 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura