Udhëtimet drejt Greqisë, hapet pika kufitare e Kakavijës për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Jun 23, 2021 | 13:56
SHPËRNDAJE

kakavije

Qeveria greke vendosi hapjen pikës kufitare të Kakavijës për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Sipas doganës, duke filluar nga dita e nesërme, autobusët e linjave të transportit të udhëtarëve me targa shqiptare do të kalojnë normalisht.

Deri më tani, kalimi i tyre ka qenë i ndaluar duke u nisur nga masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Deri me sot ata qytetarë shqiptarë që kanë shkuar në Greqi pa automjetin e tyre, i’u është dashur të marrin autobusët e kompanise shtetërore KTEL nga Kakavija në Janinë e më pas në destinacione të tjera brenda Greqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura