U vranë në krye të detyrës, 3 oficerëve të policisë do t’u ndryshohet “banesa e fundit”! Më 5 Maj do të dërgohen që të prehen te Varrezat e Dëshmorëve

May 3, 2022 | 12:00
SHPËRNDAJE

Tre oficerë policie të vrarë në krye të detyrës do të zhvarrosen nesër për t’u dërguar në Varrezat e Dëshmorëve ku do të jetë banesa e tyre e fundit.

56816037_341703933145608_378768750607859712_n

Sipas News 24, bëhet fjalë për tre efektivë të vrarë në krye të detyrës të cilët do të varrosen në ditën e Dëshmorëve, më 5 Maj.

Efektivët që do të prehen te varrezat e Dëshmorëve janë Elham Elezajn, i vrarë në korrik të 98-ës, Rufan Hakrama si dhe Artan Cuku, më 8 prill të vitit 2017.

Dy prej tyre janë varrosur në Sharrë, një në Tufinë, ndërsa të 3 policët janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura