U vetëvra me armën e shërbimit në banesë, policia shoqëron të dashurin e efektives 21-vjeçare

May 24, 2024 | 20:32
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie është vetëvrarë në banesën e saj në lagjen “Ali Demi” me armën e shërbimit.

WhatsApp Image 2024-05-24 at 20.18.02

Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

LEXO EDHE: DETAJE/ U vetëplagos me armë zjarri në këmbë, gardisti 28-vjeçar është shoqërues i kreut të KQZ-së. Dyshohet se…

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi policia.

Së fundmi policia ka shoqëruar të dashurin e efektives që u vetëvra, pasi sipas burimeve ata kanë pasur nje debat me njëri-tjetrin.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura