Austria sfidon Francën në mbrëmje, Sabicer: Do të na duhet një ndeshje perfekte

Jun 17, 2024 | 13:20
SHPËRNDAJE

Franca ka mundësinë të shënojë në çdo moment dhe me çdo mënyrë të mundshme. Ky është një fakt dhe Austria do t’i ruhet, duke u munduar ta godasë rivalin. Për këtë garanton Marsel Sabicer.

1249283443.0

Mesfushori austriak, në konferencë për shtyp, për më tepër, ka deklaruar: “Në këtë fazë të grupeve, Franca do të jetë kundërshtari ynë më i vështirë. Ajo është një nga favoritet kryesore dhe ka një skuadër të jashtëzakonshme me konkurrencë të fortë në çdo pozicion.

Të gjithë lojtarët e saj luajnë ndër klubet më të mëdha në Europë ku luajnë një rol të madh, si Zhiru te Milani, Grizman te Atletiko e Madridit ose Komani te Bajernit, për të mos përmendur Kilië Mbapenë që e njohin të gjithë. Nuk është rastësi që ata fituan Kupën e Botës 2018 dhe arritën në finale në 2022 në Katar, prandaj ne do të duhet të bëjmë një ndeshje perfekte për të arritur një rezultat pozitiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura