U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision

May 10, 2024 | 7:15
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”, s’ka mundur ta kualifikojë vendin në finalen e Eurovision.

besa kokedhima

Besa Kokëdhima ishte renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë.

Por rrugëtimi i këngëtares është ndërprerë aty pasi s’ka mundur të kualifikohet në finale.

10 shtetet që patën sukses në votimin publik të së enjtes ishin:

  1. Letonia
  2. Austria
  3. Holanda
  4. Norvegjia
  5. Izraeli
  6. Greqia
  7. Estonia
  8. Zvicra
  9. Gjeorgjia
  10. Armenia

Gjashtë vendet e eliminuara ishin Shqipëria, Malta, Belgjika, Çekia, Danimarka dhe San Marino.

5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura