U nda nga jeta 7 vjet më parë/ Përkujtohet aktorja e njohur Besa Imami! ‘Artistja e Merituar’ njihet për rolin e Donikës në filmin “Skënderbeu”

Sep 21, 2021 | 21:23
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur e skenës shqiptare Besa Imami si sot më 21 shtator 2014 u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

donika

Imami lindi në Gjakovë, e pas vdekjes së të atit familja shpërngulet në Tiranë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pse në moshë të re aktivizohet pranë strukturave të organizatës komuniste (Debatik).

Më vitin 1946, fillon karriera e saj si aktore, që nuk do të kishte shkëputje deri më 1988 falë edhe përkrahjes së Artistit të Popullit Pandi Stillo i cili e pikasi atë.

Karriera e saj la gjurmë me pjesëmarrjen në shumë role dhe karaktere të ndryshme si në teatër në veprat “Komploti i të dënuarve”, “Mbi gërmadha”, “Lulet e shegës”, “Cuca e maleve”, “Streha e të harruarve” dhe në kinematografi ku roli më i dashur për shikuesit shqiptar do të ishte ai i Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu”.

Imami është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri përkujton Besa Imamin duke publikuar disa dokumente, të cilat tregojnë se aktorja Besa Imami është përzgjedhur për të qenë pjesë e trupës së aktorëve në filmin “Skënderbeu”.

242260975_4473900869320465_5039146708647270295_n

242384764_4473900872653798_5665862565513887333_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura