U bë “telenovelë” merkatoje, Luftëtarit i mbërrin sulmuesi nga Kenia

Sep 12, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

Më në fund mbërrin te Luftëtari sulmuesi nga Kenia, Ismael Dunga. I federuar për llogari të gjirokastritëve që në

muajin gusht, 25-vjeçari ka ardhur në Shqipëri vetëm gjatë së martës në mbrëmje. Sot në pasdite ai është shfaqur në kompleksin sportiv në Yrshek, aty ku Luftëtari po luante ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Vorës.

Lojtari i Luftetarit

Dunga është parë në shoqërinë e drejtorit teknik, Vangjel Çavo. Trajneri Millosh Kostiç e njeh mirë kenianin, pasi e ka pasur dy vite më parë te skuadra greke, Aharnaikos. Në kampin bluzi besojnë se keniani do të bëj diferencën në sulm, duke qenë një pikë e fortë në krah të Shkurtajt. Gjasat janë që ai të debutojë të dielën kundër Tiranës.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura