Gjykata e Vlorës “burg pa afat” për “syakullin”

Mar 31, 2012 | 1:30
SHPËRNDAJE
Altin Hoxha

VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhenë sot masen e sigurise “burg pa afat” per shqiptarin e arrestuar pak dite me pare, Ali Islamaj apo siç njihej ndryshe edhe si Altin Hoxha.

Islamaj u arrestua nga nje aksion i perbashket e policise shqiptare me ate italiane, ne fshatin e tij te lindjes ne Vlore, ku jetonte qe prej arratisjes nga nje burg ne Itali.

Islamaj ishte arratisuri nga burgu i “Regina Coeli” në Romë.

Sipas mediave italiane Islamaj ishte strehuar në vendin e tij për shkak se mund të mbështetej në fuqinë e klanit të tij mafioz.

28-vjeçari shqiptar, i akuzuar për grabitje, është arratisur  janarin e këtij viti nga burgu. I njohur nga autoritet italiane me nofkën “grabitësi syakull” për shkak të ngjyrës së tij të syve, Altin Hoxha ka mundur të arratiset pa i hyrë gjemb në këmbë nga një prej qelive të “Regina Coeli” në Romë, ku ishte i paraburgosur.

Altin Hoxha ishte arrestuar në qershor të vitit 2011 për akuzën e grabitjes dhe të vjedhjes. Ai dyshohet të jetë autor i një sërë vjedhjesh të vilave në provincën e Peruxhias, përfshi edhe atë të Serse Cosmi-t, trajnerit të futbollit. Identifikimi i Hoxhës nga viktimat e grabitjeve të tij, bëhej prej ngjyrës së kaltër të akullt të syve. Ai cilësohej nga autoritetet policore si një nga elementët më të rrezikshëm të bandës së grabitësve në të cilën dyshohet se bënte pjesë.

“Viktimat, të cilave u merreshin mijëra euro, dhunoheshin në disa raste me çelësa anglezë, lidheshin me kabllo elektrikë ose kërcënoheshin me armë”, e ka përshkruar “La Repubblica.it” mënyrën e grabitjes nga grupi ku bënte pjesë Hoxha para arrestimit.

Bashkë me Altin Hoxhën ishte arratisur  edhe një prej shokëve të tij të qelisë, rumuni Stefan Cusnir, 25 vjeç.

Trajneri i Leçes, Serse Cosmi pas vjedhjes se shtepise se tij, dhe shqiptari i arrestuar Altin Hoxha

Si u arratisën

Pasi kanë mundur të krijojnë një hapësirë në skarën e dritares, duke prerë disa prej hekurave, kanë dalë prej saj. Në vijim, nëpërmjet një litari të ndërtuar me çarçafë, kanë zbritur nga kati i tretë ku ndodhej qelia e tyre. Ata janë kacavjerrë në murin rrethues dhe pasi e kanë kapërcyer atë, janë zhdukur pa gjurmë. Në qeli ata kanë lënë shokun e tretë, i cili për shkak se ishte i shëndoshë, nuk mund të depërtonte në hapësirën e krijuar te hekurat e dritares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura