Turqi, akuzohet se trafikoi 60 kg heroinë, arrestohet biznesmenit fierak

Oct 31, 2014 | 17:50
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit

Operacioni i koduar “Ispala” ka vënë në pranga një biznesmen nga Fieri në Turqi, nën akuzën e trafikimit të 60 kg heroine. Hebeja akuzohet se ka lidhje me një sasi të madhe heroinë, 60 kg, të sekuestruar në 15 janar të këtij viti në kufirin Turqi-Greqi në një kamion me targa të Tiranës 9214 T.

Policia arrestoi në atë kohë shoferin e kamionit Leonard Tosniku, ndërsa nisën hetimet e përbashkëta për të zbardhur origjinën e drogës dhe gjithë personat e përfshirë në trafik. Pas hetimeve rezultoi se koka e këtij trafiku, të kësaj sasie heroine që do të trafikohej në Shqipëri, ka qenë Orvel Hebeja. Ndërkohë vijojnë hetimet në bashkëpunim, mes policisë së Fierit, prokurorisë dhe organeve homologe turke për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura