Turistët “ia mbathën” pa paguar, Ambasada Italiane në Tiranë: Kemi shlyer faturën ndaj restorantit, sipas porosisë së Melonit

Aug 18, 2023 | 19:09
SHPËRNDAJE

Ambasada Italiane ka treguar se kanë bërë pagesën në restorantin në Berat, prej të cilit u larguan pa paguar disa shtetas italianë.

640-0-1692295579xturistet-1-714

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada shkruan se pagesa është bërë pas porosisë së dhënë nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili ndau lajmin se homologia e tij italiane kishte kërkuar të paguhej fatura në restorantin ku shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar.

Reagimi i Ambasadës Italiane:

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura