Tumoret,Topalli:Diagnostikimi,detyrim e jo lutje

Apr 30, 2011 | 11:26
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka bërë apel për rritjen e ndërgjegjësimit të popullsisë e në mënyrë të vecantë të grave për diagnostikim të hershëm të tumoreve, të kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës.

Në fjalën e saj në kongresin që mbahet në Tiranë për tumoret, Topalli sfidë të sajën fushatat ndërgjegjësuese në mbrojtje të kauzës së jetës.

“Parandalimi përmes diagnistikimit në kohë është hap thelbësor dhe sëmundja nuk duhet pranuar si fatalitet”- ka thënë Topalli, duke shtuar se beteha fitohet me ndërgjegësim, diagnostikim në kohë dhe mjekimin e duhur.

Ajo ka kërkuar nga gjithë shoqëria, politika dhe media, angazhim serioz në fushata sensibilizuese, në mënyrë që diagnoistikimi në kohë të hershme të mos jetë më një lutje, por detyrim për t’i paraprirë me sukses betejes me sëmundjen.

Topalli ka pranuar shifrat të rritje të sëmundjes, në botë, por edhe në vendin tonë, ku 400 raste të reja në vit janë vetëm për të prekurat me kancer të gjirit. Sipas saj, në këtë luftë, qeveria është mbështetëse e fortë, duke rritur fondet në këtë drejtim dhe  duke përmirësuar infrastrukturën e aparateve diagnostikuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura