Trukimet, Napoli rrezikon Europën

May 31, 2012 | 13:00
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që futbolli italian vazhdon të përjetojë çështjen e basteve ilegale, një tjetër proces po shkon drejt fundit. Prokuroria e Napolit, e cila po heton dy ish-futbollistë, Xhianelo dhe Xhiusti, për trukimin e ndeshjes Sampdoria–Napoli më 16 maj të 2010-s, me gjasa do t’i dënojë, dhe në këtë rast pritet që edhe klubi të penalizohet. Xhianelo, me kërkesë të Xhiustit, u ka kërkuar dy shokëve të skuadrës, kapitenit Kanavaro dhe Gravas, që në këmbim të një shume parash të favorizonin fitoren e Sampdorias. Hetimi i Prokurorisë së Napolit kishte filluar për një përfshirje të mundshme të kamorrës në bastet ilegale ku gjatë një ndeshjeje të Napolit kanë qenë të pranishëm brenda në fushën e San Paolos. Nga këtu filluan hetimet dhe përgjimet që zbuluan emrat e dy lojtarëve, të cilët ndikuan në rezultatin e takimit. Nëse Napoli do të rezultojë i përfshirë, atëherë përjashtimi nga Liga e Europës do të jetë i sigurt, pasi UEFA e shpreh qartë se çdo klub i përfshirë direkt ose indirekt në trukime ndeshjesh nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Por, me këtë situatë rrezikojnë edhe Kanavaro e Grava, që faktikisht patën refuzuar të merrnin pjesë në trukim. Ata do të vihen përballë hetuesisë me akuzën se kanë fshehur dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt. Prokuroria e Napolit, përveçse po mbyll hetimin për këtë ndeshje, ka depozituar edhe një sërë takimesh që po hetoheshin për trukime dhe basteve ilegale të Napolit.

Ish-portieri: Si tentova trukimin
“Më ofruan një shumë parash të rëndësishme dhe shpërblim për shokët e skuadrës që do të aderonin në plan. Iu drejtova Kanavaros dhe Gravës, e askujt tjetër. Unë do të isha portier në atë ndeshje dhe nëse edhe qendërmbrojtësi e mesfushori shkatërrues do të pranonin, fiksimi ishte i thjeshtë. Megjithatë, ata më thanë një jo kategorike dhe një përgjigje aspak miqësore, prandaj ajo tentativë u mbyll aty”, pranoi ish-portieri Xhianelo gjatë rrëfimit.

Konte drejt pezullimit, vjen Maxari
Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, rrezikon postin e tij te Juventusi. Policia dhe Prokuroria italiane kanë nisur hetimet që e lidhin trajnerin me trukimin e ndeshjeve në Serinë B, kur ishte trajner i Sienës. Kontes i është sekuestruar kompjuteri personal dhe celularët, të cilët do të kontrollohen me imtësi. Nëse Konte shpallet fajtor, atëherë ai do të humbasë postin e trajnerit te Juventusi dhe do të pezullohet një deri në dy vite. Kjo do të bëjë që Juventusi të vihet në kërkim të një trajneri dhe i piketuari sipas mediave italiane është trajnerin aktual i Napolit, Valter Maxari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura