Transporti, Bozdo: Po penalizohen shtresat në nevojë

May 31, 2014 | 9:00
SHPËRNDAJE

Eno Bozdo dje gjatë konferencës për shtyp
Vendimi i qeverisë që ngarkon institucionet shtetërore të kompensojnë tarifën e transportit për shtresat në nevojë ende nuk është shoqëruar me alokimin e ndonjë fondi buxhetor sipas Bashkisë së Tiranës. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari Eno Bozdo tha se kjo është papërgjegjshmëri e qeverisë që penalizon kategori të tilla si invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë dhe shoqëruesit e tyre, invalidët e punës, të verbrit dhe shoqëruesit e tyre, jetimët që nuk janë në marrëdhënie pune si dhe studentët. “Bashkia e Tiranës u kërkon institucioneve përgjegjëse dhe në këtë rast Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe asaj të Arsimit të përmbushin detyrimet ligjore që parashikon ligji për këto kategori, në mënyrë që atyre të mos u vështirësohet edhe më shumë jeta”, tha Bozdo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura