‘Transformimi i look-ut, befasues, ja ç’kam ndryshuar tjetër’

Aug 31, 2013 | 16:34
SHPËRNDAJE

Në fletët e kalendarit 2013, ajo ndryshon si të gjitha stinët e vitit. Në spotin e ri televiziv të “Digitalb”, Jonida Vokshi shfaqet unike dhe sensuale. Imazhi disavjeçar i kësaj platforme kthehet sërish në ekran me programin e saj, dhe si protagoniste në një serial të ri komedi. Në këtë intervistë tregon më shumë për konkurrencën mes vajzave-imazh, ambicien përtej bukurisë, dhe ç’mendon për dashurinë pa kushte:    
Në spotin e ri të “Digitalb” pamë  se ke prerë flokët e gjata që të identifikonin. Pse sakrifikove pikërisht flokët për këtë ndryshim në look?
Ishte një dëshirë e imja për të ndryshuar. Unë që fëmijë nuk i kam prerë kurrë flokët, pra asnjëherë s’e kisha parë veten me flokë të shkurtra. I kam pasur gjithmonë të gjata dhe ndaj mora guximin t’i pres. Impakti i parë në publik ka qenë pyetja: “Po pse?!” Thjesht u ka ardhur keq për një flok të gjatë të prerë shkurt. Më pas, jo vetëm u është mësuar syri me pamjen time të re, por edhe më kanë komplimentuar.
Meqenëse preve flokët e gjatë, i mbajte kujtim, apo i shite?
(Qesh) Jo, as njërën, as tjetrën. Flokët i mbajtën ato të sallonit ku u prenë. Unë ndihem aq rehat pa to, sa tashmë peshoj dhe më pak.

Ne intervisten ne Panorama Plus ajo tregon se shpenzon kohen per njerëzit që ka më të shtrenjtë. “Për të afërmit e mi në jetë, ku pa diskutim vendin e parë e zë familja ime”- thote ajo.

E pyetur nese eshte realisht aq e lumtur sa shfaqet ne ekran, pergjigjet: “Jo, jam akoma më shumë dhe për këtë falënderoj Zotin!

(Intervisten e plote e lexoni ne Panorama Plus) 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura