Tragjike/ Shqiptari digjet i gjallë brenda fabrikës së kanabisit pas shpërthimit të flakëve (VIDEO)

Jun 9, 2020 | 17:17
SHPËRNDAJE

Një viktimë e dyshuar e skllavërisë njerëzore që vdiq pasi u bllokua brenda një fabrike kanabisi që u përfshi nga flakët ka qenë shtetas shqiptar.

0_OF_BEM_04062020fire1

Mediat britanike shkruajnë se 43-vjeçari u zhduk pasi flakët shpërthyen mbrëmjen e së enjtes (4 qershor) në Brierley Hill.

Një burrë i dytë, rreth të 20-ve, mbijetoi me plagë të lehtë dhe është larguar nga spitali pas marrjes së mjekimit. Ai është gjithashtu shqiptar.

Policia nuk ka zbardhur ende emrat e tyre. Të shtunën, Policia e West Midlands tha se dy burrat ishin mbyllur në njësinë industriale pasi u trafikuan në Mbretërinë e Bashkuar.

Zjarri u zbulua rreth orës 7.30 pasdite të enjten dhe viktima vdiq të nesërmen.

“Njësia, e përdorur për rritjen e kanabisit në një shkallë industriale, ishte e bllokuar që do të thotë se këta njerëz nuk kishin asnjë mënyrë për t’i shpëtuar zjarrit,” tha policia në një deklaratë.

Ndaj viktimës do të kryhet autopsia për të përcaktuar qartë shkaqet e vdekjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura