Trageti Brindizi-Vlorë, përplaset me peshkarexhën

Sep 30, 2014 | 9:00
SHPËRNDAJE

Porti Vlore

VLORE- Trageti i Linjës Brindizi-Vlorë është përplasur me një peshkarexhë, por per fat nuk ka pasur persona te lenduar nga ekuipazhi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në afërsi të ishullit të Sazanit dhe si rezultat i përplasjes, peshakrexha “Ana” është mbytur .

Te njoftuara per ngjarjen, rojet bregdetare kanë filluar menjëherë operacionin e shpëtimit dhe rreth orës 05:30 kanë bërë të mundur shpëtimin e ekuipazhit të peshkarexhës. Kane nisuhet hetimet per shkakun e ketij aksidenti. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura