Totozani pritet nga Toubon në Francë, monitorim respektimit të të drejtave në Shqipëri

Oct 31, 2014 | 15:34
SHPËRNDAJE

Totozani me homologun e tij francez Toubon

Avokati i Popullit Igli Totozani, gjatë një vizitë që pati në Francë me homologun e tij francez Jacques Toubon, diskutoi për bashkëpunimin mes dy institucioneve  në kuadër të respektimit të të drejtave dhe lirive të individëve në Shqipëri. Takimi me homologun francez kishte një qëllim të dyfishtë, pasi Totozani kryeson Organizaten e Ombudsmanëve të Mesdheut (Association of Mediterranean Ombudsmen), ndersa Toubon është Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Organizate.

“Pjesë e vizitës së Avokatit të Popullit ishte edhe një takim me perfaqësues të Organizatës Botërore të Frankofonisë (Organisation Internationale de la Francophonie). Gjatë këtij takimi u shkëmbyen ide rreth rolit dhe kontributit të Avokatit të Popullit  në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, si një aktor kyç në shtetin e së drejtës. Po kështu u diskutua mbi mundësinë e mbështetjes së projekteve të ndryshme në kuadër e frankofonisë. Gjithashtu Avokati i Popullit u prit edhe nga perfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze, ku u diskutua gjendja e lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, si dhe mbi shtetin e së drejtës”,-njofton zyra e shtypit e Avokatit të Popullit.

Ndërsa theksohet se në të gjitha takimet u dhanë vlerësime pozitive mbi punën e deritanishme të institucionit si dhe u premtua mbështetje per aktivitetin e institucionit në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura