Torino kërkon Ujkanin si zëvendës

May 31, 2013 | 12:32
SHPËRNDAJE

Torino është në kërkim të një portieri, i cili të mund të japë garanci në rast të një dëmtimi apo pezullimi të mundshëm të gardianit nr.1, Zhon-Fransua Zhile. Në këtë këndvështrim shënjestra ka rënë mbi portierin e Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani. Sipas uebsajtit “talenticalcio”, drejtuesit e klubit torinez janë interesuar për gjendjen aktuale kontraktuale të lojtarit për të nisur më pas edhe mësymjen drejt tij. Ujkani luajti fazën e parë te Palermo dhe të dytën te Kievo, por te kjo e fundit nuk arriti të zbriste fare në fushë. Për këtë arsye lojtari ka theksuar se do rikthehet te Palermo, por vetëm përkohësisht, sapo të mund të gjejë një tjetër skuadër, mundësisht në Serinë A, duke qenë se sicilianët ranë një kategori më poshtë këtë sezon. Gjithsesi, pritet që tratativa të vijojë javët në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura