Toponimet, Panariti pret ambasadorin grek: Qeveria, propozim për zgjidhjen e problemit

Jan 31, 2013 | 12:59
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ceshtja e toponimeve ne pasaporta dhe nevoja për një zgjidhje urgjente e këtij problemi  ka qene ne qender te takimit te sotem mes ministrit te Punëve të Jashtme  Edmond Panariti dhe ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas.

Ministri Panariti theksoi se Qeveria Shqiptare ka paraqitur tashmë një propozim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bazuar në praktikat ndërkombëtare, dhe mbetet e hapur për dialog në mënyrë që ky problem të adresohet sa më shpejt dhe në mënyrë përfundimtare.

Ministria njofton se dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të intensifikohen negociatat për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes takimeve mes grupeve të punës të ngritura në vendet respektive.

Gjithashtu, ministri Panariti kërkoi që të publikohet një informacion zyrtar rreth intepretimit të Kodit Shengen nga autoritetet kufitare greke, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë një udhëzim të qartë për përllogaritjen e afateve të hyrje-daljeve në shtetin grek, duke shmangur kështu penalizimin e tyre në pikat e kalimit kufitar.

Ministri Panariti dhe ambasadori Rokanas shprehën vullnetin e ndërsjelltë për të zgjidhur pa vonesa çështjet teknike që janë në interes të qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura