Topi pret Starmer, diskutohet për reformën në drejtësi

Jan 31, 2012 | 15:06
SHPËRNDAJE

Domosdoshmeria e reformes ne drejtesi, pavaresia e institucioneve kushtetuese dhe bashkepunimi ne luften kunder krimit dhe korrupsonit ka qene ne qender te takimit mes presidentit Topi dhe Drejtorit te Prokurorisë Publike në Angli, Keir Starmer.

Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe ndihmesën e vazhdueshme dhe të pakursyer, që Britania e Madhe, përmes projekteve konkrete dhe asistencës së ekspertëve nga më të mirët në fushën e drejtësisë, i ka dhënë Shqipërisë për forcimin e shtetit ligjor, pavarësisë së institucioneve dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Bashkëpunimi mes strukturave partnere të drejtësisë në dy vendet tona të konsolidohet më tej dhe në të ardhmen, në kuadër edhe të sfidave integruese me të cilat po përballet Shqipëria, ku një ndër kriteret kryesore për arritjen e kësaj aspirate madhore, janë edhe reformat e duhura në sistemin e drejtësisë”- tha Topi.

Nga ana e tij, Starmer vuri në dukje gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të asistuar strukturat e drejtësisë shqiptare, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe të profesionalizmit të tyre si dhe për të ndarë përvojën pozitive në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura