Topalli: Punojmë çdo ditë për të garantuar të drejtat

Mar 31, 2012 | 13:09
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka përshëndetur Kongresin e Partisë së Bashkimit dhe të Drejtave të Njeriu, PBDNJ me rastin e 20 vjetorit të krijimit të saj. Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit Topalli shprehu respekt të veçantë për partinë e të drejtave të njeriut, ndërsa shtoi se “ne iu konsiderojmë si motra, si vellezër dhe duam dhe punojmë çdo dite për të garantuar çdo të drejtë si për çdo shqiptarë tjetër.

Më tej, Topalli  tha se PBDNJ duhet të jetë krenare,  sepse keni dhenë një kontribut të rëndësishëm, edhe sot me Vangjel Dulen në konsolidimin e të drejtave të njeriut.

“Në këtë 20 vjetor nuk mund të rri pa nderuar edhe kryetarin e parë të partisë suaj, Vasil Melo. Duhet të shohim dhe vlerësojmë të gjithë ata persona që kanë kontribuar. Ne vazhdojmë të mësojmë nga ata, ashtu siç gjithashtu duhet të jeni optimist për Vangjel Dule.”- tha Topalli.

Kongresin e përshendeten edhe sekretari i përgjithshem i LSI-se, Luan Rama si dhe kreu i partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura