“Mos bllokoni integrimin, votoni ligjet me 3/5”

Feb 29, 2012 | 11:20
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka bërë apel opozitës të mos bllokojë reformat për integrimin e vendit dhe të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, pasi kjo është ajo që duan shqiptarët dhe ajo që BE kërkon nga Shqipëria.

Deklarata është bërë gjatë një konference për prezantimin e projektit të binjakëzimit me konsorciumit Francë, Hungari, financuar nga BE për forcimin e rolit të Kuvendit.

“Janë bërë shumë reforma që nga marrëveshja e MSA, anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, por tashmë, nevojitet që kërrkush të mos bllokojë, por përkundrazi. Nëse vendet e Evropës lindore kanë pasur progres ka qenë sepse asnjë forcë politikë nuk ka bllokuar votimin e ligjit me 3/5. Apeloj kolegët e mi për të bërë atë që cdo shqiptar na kërkon, për të votuar ato ligje që KE kërkon të votojmë. Shqiptarët janë të vendosur në objektivin e tyre madhor ne jemi evropian, e meritojmë të jemi në Evropë. Cdo moment bllokimi mund të vonojë, por nuk mund të pengojë integrimin”- ka thënë Topalli.

Ftesa në fakt vjen një ditë pas prishjes së marrëveshjes, kur opozita nuk dha votën dje për Kodin Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura