Kryetarët: Ligjet me 3/5, prapë në komisione

Oct 31, 2011 | 13:01
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar ne Kuvend, pra 84 vota do te kthehen serish ne komisione. Vendimi eshte marre sot, pas propozimit te bere sot nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topallli, ne Konferencën e Kryetarëve, ku ajo kerkoi nga opozita dergimin e propozimeve per ligjet e pamiratuara.

“Ligjet me 3/5 kanë qenë gjithnjë në axhendën e parlamentit dhe unë si Kryetare e Kuvendit kam gjithë vullnetin pozitiv për të bërë çdo gjë për ta çuar këtë proces përpara. Axhenda integruese është axhenda jonë parlamentare, është axhenda jonë kombëtare”- tha Topalli.

Sipas saj, kthimi i dyte, pasi rikthimit që i është bërë një herë në komisione gjatë muajit shtator vjen si oferte per opoziten, për t’i dhënë mundësi përsëri opozitës të sjellë propozime  për këto ligje, për të çuar  kështu përpara procesin e zbatimit të 12 rekomandimeve të BE-së.

Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Ruçi dhe Nënkryetari i Kuvendit, zoti Dokle, kërkuan që në kalendarin 3 javor të punimeve të parashikohet rishikimi i Rregullores së Kuvendit.

Kurse, Topalli  sqaroi se rishikimi i Rregullores është tashmë i përfshirë në kalendarin e punës, i votuar në datë 13 tetor 2011 në seancë plenare.

Pas diskutimeve, Konferenca vendosi që ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të Kuvendit, të shqyrtohen për herë të dytë në komisionet përkatëse parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike i bënë edhe një ofertë tjetër opozitës.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, zoti Patozi ofroi që, nga tre kandidatura që propozohen dhe miratohen nga Kuvendi për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, një të propozohet nga PD-ja, një nga PS-ja dhe një nga LSI-ja, si shprehje e vullnetit për bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura