Tmerr në Athinë, greku sulmon shqiptarët me makinë e armë

Apr 30, 2012 | 13:05
SHPËRNDAJE

Të dielën në mëngjes, një shqiptar që po qëndronte në një shesh për të kërkuar punë, ka humbur jetën në Athinë nga plumbat, ndërsa një tjetër është plagosur. Gjatë një aksidenti me makinë, një i ri grek goditi dhe tërhoqi zvarrë disa metra një shqiptar 58-vjeçar, duke e lënduar rëndë. Pas kësaj, shqiptarët e tjerë në shesh janë afruar duke debatuar me shoferin, i cili ishte larguar, kishte lënë pasagjeren e tij dhe ishte kthyer duke i goditur ata me pistoletë. Si pasojë e të shtënave, një shqiptar 53 vjeç vdiq dhe një tjetër i huaj u plagos. Policia greke njoftoi se ka nisur hetimet për të gjetur autorin e kësaj ngjarjeje. Edhe pse identiteti i tij nuk është publikuar, ata mund ta dinë se kush është, pasi informuan mbi moshën e tij 28- vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura