Tiranë, vdes 30 vjeçarja shtatzënë. E prekur nga virusi AH1N1, vuante nga insufiçenca respiratore

Feb 28, 2014 | 11:42
SHPËRNDAJE

TIRANE- Shenohet viktima e pare nga virusi AH1N1. Gruaja, e moshes 30 vjecare, vuante nga insuficenca respiratore aktute, por ishte prekur edhe nga gripi i derrit. Gruaja ka nderruar jete ne sanatorium, ku mbahej e shtruar prej pak kohesh.

Lajmi behet me dije nga burime prane Ministrise se Shendetesise, ku sqarohet se e reja ka nderruar jete paraditen e djeshme.

“Pacientja I. M., 30 vjeç, shtrohet më dt. 25/02/2014 në pavionin e terapisë intensive të SU “Shefqet Ndroqi” me diagnozë: Sindromë e Insufiçencës Respiratore Akute (ARDS), Insufiçencë Multiorganore, Anemi dhe Pneumoni Bilaterale. Ndërkohë, pacientja ishte shtatzanë 13–javëshe dhe kishte edhe simptoma të Nefropatisë Diabetike dhe Kardiopatisë së Dilatuar”- njofton MSH.

Sipas ministrise, pacientja ishte diabetike e tipit të I-rëInsulinovartëse. “Meqënëse pacientja ka patur shenja të shfaqjes së sindromës së insufiçencës akute respiratore dhe dyshime të prekjes nga gripi, janë marrë mostra nazofaringeale në mëngjesin e datës 25/02/2014, të cilat janë dërguar sipas procedurës standarte në laboratorin virologjik në Institutin e Shëndetit Publik për evidentim dhe tipizim të virusit të gripit. Në shërbimin e reanimacionit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientja ka marrë trajtim intensiv përfshirë edhe ventilim mekanik. Në paraditen e datës 27/02/2014 pacientja ka ndërruar jetë. Në pasditen e datës 27/02/2014 nga përgjigjet rezulton se pacientja ka qënë pozitive me virusin A/H1 pdm09”- njofton MSH.

Situata Epidemiologjike e Gripit në Shqipëri
Prej javës së 3-të të muajit Tetorit 2013 deri më datën 27 Shkurt 2014 janë dërguar në në ISHP 433 mostra nga persona të dyshuar për Grip. Numri i mostrave ka ardhur në rritje në muajin Shkurt, 245 (57%) e totalit të tyre, dhe po kështu, edhe pozitiviteti i tyre.

Gjithsej, 57 (13%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e Gripit. 31 (54%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A/H3 dhe 26 (46%) mostrave pozitive me virusin A/H1 pdm09.

Situata Epidemiologjike e Gripit në Evropë
Bazuar nga të dhënat e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën dhe ECDC-së (European Center for Disease Control), panorama e përhapjes dhe intensitetit të gripit në Evropë paraqitet e përzier ose mikse.

Greqia dhe Finlanda raportojnë një aktivitet të gripit me intensitet të lartë, ndërkohë që 11 vende të tjera raportojnë një aktivitet me intensitet mesatar.

Nga rastet e dyshuar për grip, vetëm 37% e tyre kanë rezultuar pozitiv (Java 7-të, 2014). 98% e rasteve pozivive për grip, janë pozitiv si për virusin sezonal dhe/ose për atë pandemik. Në dy vendet fqinjë, Itali dhe Greqi, është raportuar një bashkëmbizotërim i të dy viruseve. Duke filluar që nga Tetori 2013 e deri më sot (25/2/2014), në Evropë raportohen 2531 raste të hospitalizuara të konfirmuara laboratorikisht pozitiv për virusin e gripit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura